Ballina Kronika Plagoset me armë zjarri efektivi i policisë jashtë shërbimit, transportohet për në...

Plagoset me armë zjarri efektivi i policisë jashtë shërbimit, transportohet për në spital

72
0

Një efektiv policie jashtë shërbimit është plagosur në orët e para të të hënës në Shkozë.

Sipas Policisë 30-vjeçari është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë;

Më datë 18.05.2026, rreth orës 00:10, në zonën e Shkozës, në rrethana ende të paqarta, është plagosur, dyshohet me armë zjarri, shtetasi A. K., rreth 30 vjeç, punonjës policie jashtë shërbimit.

30-vjeçari është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijojnë kontrollet intensive në zonë, me qëllim kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave, identifikimin e autorit/ëve dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.