Një person i plagosur ka mbërritur në Spitali Universitar i Traumës, pasi fillimisht është transportuar në spitalin e Kurbinit për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Sipas informacioneve paraprake, plagosja ka ndodhur në Mamurras gjatë një ndërhyrjeje të policisë për neutralizimin e tij. Burime bëjnë me dije se efektivët kanë përdorur armën e shërbimit, pasi i plagosuri dyshohet se ka qenë i armatosur dhe ka tentuar të kryejë veprime ndaj forcave të policisë.
Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit.







