Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosovës i nevojitet një president apo presidente që gëzon mbështetje të gjerë politike dhe qytetare pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 7 qershorit.
I pyetur nga gazetarët nëse zgjedhja e kreut të ardhshëm të shtetit do të kërkojë kompromis politik, Kurti u përgjigj shkurt se vendi ka nevojë për një figurë konsensuale.
“Duhet president konsensual”, deklaroi ai.
Vlen të përmendet, se Kurti edhe më herët ka deklaruar një gjë të tillë.







