Ballina Rajoni Aktivitete të paligjshme në kabinetin e presidentes së Maqedonisë së Veriut, prokuroria...

Aktivitete të paligjshme në kabinetin e presidentes së Maqedonisë së Veriut, prokuroria nis hetimet

63
0

Aktivitete të paligjshme në Kabinetin e presidentes së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovksa-Davkova.

Prokuroria për Ndjekjen Penale të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka kryer një hetim paraprak prej disa muajsh mbi aktivitete të mundshme të paligjshme në Kabinetin e Presidentes, të lidhura me dyshimet për nxjerrjen dhe kodimin e të dhënave konfidenciale.

Prokurorisë në Shkup iu dorëzua një kallëzim penal anonim nga një “grup punonjësish të Ministrisë së Brendshme”, i cili pretendon se të dhënat konfidenciale janë kopjuar dhe koduar nga sistemi kompjuterik i Kabinetit, me dyshimin se ato mund të kenë përfunduar te shërbimet e inteligjencës së huaja.

Prokuroria konfirmon se hetimi paraprak u hap në dhjetor të vitit të kaluar, pas një njoftimi nga Sektori i Krimit Kibernetik në Ministrinë e Brendshme.

“Janë lëshuar urdhra për analizën e pajisjeve kompjuterike, telefonave celularë dhe të dhënave elektronike, por ende nuk ka një raport përfundimtar”, tha Prokuroria.

Dyshime shtesë shkaktohen nga fakti se pamjet nga kamerat e sigurisë në Zyrën e Presidentit nuk janë siguruar ende.

Ministria e Brendshme konfirmoi se pajisjet kompjuterike dhe telefonat celularë janë sekuestruar dhe se analiza e provave elektronike është duke u zhvilluar.

Siljanovksa e mori detyrën në krye të shtetit në 12 maj 2024 duke pasuar Stevo Pendarovskin.