Fasada e jashtme e Gjykatës së Durrësit ka pësuar shembje të pjesshme ku copa të shumta mermeri kanë rënë në trotuarin përpara hyrjes së gjykatës.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se copat e mermerit kanë rënë nga një dritare e katit të katërt të godinës, aty ku janë ambientet e Prokurorisë së Durrësit. Fatmirësisht në çastin kur copat e mermerit janë shkëputur nga fasada nuk ka pasur kalimtar në trotuar, ndërsa hetimet për rastin vijojnë.
Problemet me amortizimin e godinave të gjykatave apo prokurorive janë ngritur disa herë nga drejtues të lartë të institucioneve të drejtësisë.







