Ballina Sport Arsenal reagon pasi u shpall kampion i Anglisë

Arsenal reagon pasi u shpall kampion i Anglisë

51
0

Skuadra e Arsenalit ka reaguar pasi u shpall kampion i ri i Anglisë.

“Topçinjët” po festojnë titullin e 14-të dhe të parin pas plot 22 viteve.

Pas barazimit të Manchester Cityt 1-1 me Bournemouth, arsenali ka postuar posterin e kampionit në faqen zyrtare.

”Arsenali. Kampionët tuaj të Premier League.”, shkruhet në postim.

Kur ka mbetur edhe një ndeshje deri në fund të kampionatit, Arsenali ka 82 pikë, katër më shumë se Manchester City, duke siguruar matematikisht titullin e kampionit.