Kapiteneria e Portit Durrës mori thirrje për ndihmë nga Kroçiera Marbella Explorer II në orën 23:50 rreth 20 milje nga Durrësi, për një shtetas Anglez të sëmurë në bord me simptoma të rënda që kërkonin ndërhyrje Urgjence.
Kroçiera lundronte nga Korfuzi për në Kotor dhe menjëherë u udhëzua nga Kapiteneria Portit Durrës që të afrohej në radë për të marrë të sëmurin si dhe e njoftuan autoritetet dhe Rimorqatori i ASHD për të bërë të mundur marrjen nga rada dhe ambulanca për ta shoqëruar në SRD.
Në orën 02:30 shtetasi Anglez me inicialet C.P mbriti në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.







