Ballina Sport UEFA ndryshon formatin e “Nations League” nga edicioni i ardhshëm

UEFA ndryshon formatin e “Nations League” nga edicioni i ardhshëm

41
0

UEFA ka njoftuar ndryshime të mëdha në “Nations League”.

Nga 4 liga që ishin deri më tani, do të jenë vetëm 3 liga nga 18 kombëtare që fillon nga edicioni 2028/29.

Ligat do të përbëhen nga tre grupe me nga gjashtë ekipe që do të luajnë gjashtë ndeshje kundër pesë kundërshtarëve të ndryshëm.

Megjithatë, me 55 ekipe pjesëmarrëse, Liga C do të përfshijë një grup me shtatë ekipe, kalendari i të cilave do të fillojë një dritare më herët.

Çerekfinalet, ‘Final Four’ dhe ndeshjet eliminatore për ngjitje/rënie nga kategoria do të mbeten të pandryshuara.

Koncepti do të përpunohet gjatë disa muajve të ardhshëm përpara se të paraqitet për miratim përfundimtar në takimin e ardhshëm të Komitetit Ekzekutiv në shtator.