Ballina Politika “Duam akses në dosjen Balluku”/ Gjykata Kushtetuese kalon në seancë plenare kërkesën...

“Duam akses në dosjen Balluku”/ Gjykata Kushtetuese kalon në seancë plenare kërkesën e Shehajt dhe Kaprit

56
0

Gjykata Kushtetuese ka kaluar për shqyrtim në seancë plenare kërkesën e deputetëve Agron Shehaj dhe Erald Kapri, të cilët kërkojnë të drejtën për të aksesuar dosjen e SPAK lidhur me kërkesën për heqjen e imunitetit të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

Sipas informacionit, çështja është pranuar për shqyrtim dhe do të trajtohet në bazë dokumentare në seancë plenare nga Gjykata Kushtetuese.

Dy deputetët pretenduan se Kuvendi nuk u ka vënë në dispozicion dokumentacionin e plotë të ardhur nga SPAK, në kuadër të procedurave parlamentare që lidhen me kërkesën ndaj Ballukut.