NASA ka njoftuar planet e saj për të krijuar një bazë të përhershme në Hënë, si pjesë e programit Artemis. Qëllimi është prania afatgjatë e astronautëve në satelitin e Tokës dhe përgatitja e misioneve të ardhshme me pilot në Mars.
Programi i NASA-s i quajtur “Baza e Hënës” parashikon krijimin e një vendbanimi të përhershëm hënor në Polin Jugor të Hënës, ku astronautët do të jenë në gjendje të jetojnë dhe punojnë për periudha të gjata kohore, duke kryer misione shkencore dhe duke testuar teknologji.
Agjencia hapësinore amerikane pritet ta paraqesë planin në detaje më 26 maj, në një konferencë të posaçme informuese nga selia e saj në Uashington.







