Rikthehet kontrolli për sende të ndaluara edhe në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Durrës
Kontrollet janë ushtruar në ambientet e brendshme të godinës “A” në Durrës, në dhomën ku banojnë të paraburgosurit G. A., N. B., E. C. dhe M. Ç.
Gjatë kontrollit është gjetur një aparat celular i llojit iPhone, ngjyrë e zezë, poshtë jastëkut të të paraburgosurit E. C., i cili ka pranuar se aparati celular është në pronësi të tij. Po në godinën “A” gjatë kontrollit janë gjetur dy USB, për të cilat janë kryer procedurat përkatëse të sekuestrimit dhe administrimit si sende të ndaluara.
Për të gjitha rastet është hartuar dokumentacioni përkatës, përfshirë procesverbalet e bllokimit dhe dorëzimit të sendeve të ndaluara.
Materialet procedurale i janë referuar Agjencisë për vijimin e veprimeve të mëtejshme procedurale, në përputhje me legjislacionin në fuqi.







