Shqipëria arriti një rekord në prodhimin e energjisë në periudhën janar – mars. Sipas instat eksporti u dyfishua dhe importi u reduktua ne 60 për qind duke shënuar një efekt të ndjeshëm në buxhetin e shtetit
Prodhimi i energjisë në tre muajt e parë të vitit arriti në shifrat më të larta të tetë viteve të fundit. Me 3.647 GËh u shënua një rritje me rreth 9 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Hidrocentralet në vend dhe burimet e tjera kanë prodhuar më shumë energji gjatë janar marsit 2026, me një rritje prej 8.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Pothuaj gjysma e kësaj sasie energjitike u mbulua nga hidrocentralet shtetërore, ndërsa pjesa tjetër nga HECet private e koncensionare dhe një pjesë e vogël nga burime të tjera.
Prej kësaj situate ka përfituar edhe më shumë ekonomia shqiptare ku u eksporti u dyfishua ndërsa u ble më pak rrymë nga jashtë vendit. Madje sipas instat iimporti u reduktua me 57 për qind.
Megjithatë konsumi në vend shënoi po ashtu rritje me 9,1 për qind përfshirë këtu familjet dhe bizneset.
Një faktor shqetësues janë humbjet në rrjet që po ashtu u rritën me 8 për qind.
Shqipëria renditet e para në Europë për energjinë e gjelbërt. sipas një raporti të qeverisë shqiptare 99.3% e energjisë prodhohet nga nga hidrocentralet dhe parqet fotovoltaike që po njeh gjithnjë e më shumë terren.







