Ballina Europë E rëndë në Itali, i riu shqiptar humb jetën duke notuar në...

E rëndë në Itali, i riu shqiptar humb jetën duke notuar në det! Autopsia do zbulojë shkakun

52
0

Një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht teksa ishte duke notuar në ujërat bregdetare të Cadimare, në La Spezia të Italisë.

Viktima është identifikuar si Ambler Xhoecuka, i cili do të mbushte 23 vjeç vetëm pas disa javësh.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë (20 maj) në rajonin veriperëndimor të Ligurias, një zonë tepër e frekuentuar nga pushuesit. I riu është përpjekur të notojë në det duke shfrytëzuar temperaturat e larta, por në një moment është ndjerë keq.

Dëshmitarët thanë se ishte ora 15:00 e pasdites kur vunë re se i riu kishte vështirësi shëndetësore dhe njoftuan menjëherë urgjencën në numrin 118.

Media italiane njofton se incidenti ndodhi në Piazza dei Pescatori në Cadimare (foto kryesore) dhe shqiptari mund të ketë pësuar komplikacione shëndetësore nga të cilat ka vuajtur, ose një atak kardiak të momentit.

Grupi i mjekëve të ndihmës së parë mbërriti me shpejtësi, por edhe pas ndërhyrjes së tyre për të mbajtur në jetë (CPR), i riu fatkeqësisht nuk ia doli dot.

“Dy notarë e nxorën atë në breg, ku ndërkohë mbërritën ekipet e shpëtimit. Trupi u transferua në Spitalin Sant’Andrea, në pritje të autopsisë, e cila do të urdhërohet, nëse është e nevojshme, nga gjyqtari në detyrë”, informon “RAI News”.