Ballina Sport Enrique për Arsenal: Pa topin, ata janë skuadra më e mirë në...

Enrique për Arsenal: Pa topin, ata janë skuadra më e mirë në botë

67
0

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, ka folur me superlativa për Arsenal para finales së UEFA Champions League Final, duke e cilësuar skuadrën londineze si ekipin më të fortë në botë sa i përket lojës pa top.

PSG dhe Arsenali do të përballen më 30 maj në Budapest, në një duel ku kampionët francezë synojnë të bëhen skuadra e parë pas Real Madrid që arrin ta mbrojë trofeun e Ligës së Kampionëve.

Parisienët eliminuan Arsenalin në gjysmëfinalen e sezonit të kaluar dhe Enrique e njeh mirë forcën e ekipit të drejtuar nga Mikel Arteta, megjithatë ai pret një sfidë tepër të fortë.

“Kemi përvojë duke luajtur kundër Arsenalit të Mikel Artetas dhe e dimë shumë mirë sa të fortë janë me topin”, deklaroi Luis Enrique.

“Pa topin, ata janë skuadra më e mirë në botë, pa asnjë dyshim. Me topin, ata janë të aftë të shënojnë shumë gola dhe është krejtësisht e natyrshme t’i shohim në finale”.

Do të jetë një finale shumë e vështirë me dy skuadra që i qasen në dy mënyra të ndryshme. Por besoj se na pret një finale e madhe”, përfundoi trajneri i PSG-së.

Forma sulmuese e PSG-së këtë edicion është reflektuar edhe në statistika, pasi francezët kanë realizuar 44 gola në Ligën e Kampionëve, duke regjistruar shifrën e dytë më të lartë në historinë e një sezoni të vetëm të garës. Rekordi vazhdon të mbahet nga FC Barcelona me 45 gola në sezonin 1999/00.

Në anën tjetër, Arsenali e ka ndërtuar rrugëtimin drejt finales së parë evropiane që nga sezoni 2005/06 mbi një mbrojtje solide. Në 14 ndeshje të këtij edicioni, londinezët kanë pranuar vetëm gjashtë gola, ndërsa kanë përballuar 11.74 xGA dhe 39 goditje në portë.