Ballina Aktualitet Ftesë për emigrantët: Të investojnë në tokën e tyre në Shijak, një...

Ftesë për emigrantët: Të investojnë në tokën e tyre në Shijak, një potencial drejt zhvillimit ekonomik dhe agroturizmit/ VIDEO

74
0

Bashkia Shijak nëpërmjet një video mesazhi  ju ka bërë thirrje të gjithë emigrantëve të vijnë dhe të investojnë në tokën e tyre, në qytetin dhe bashkinë e Shijakut që me të drejtë për ta është zemra e mallit dhe e ëndërrave,  trashgimise dhe kulturës, bashkjetesës dhe dashurisë për vendlindjen.

“Në vitet e fundit Shijaku ka ndërruar fytyrë. Tërmeti që tronditi dhe shkaktoi shumë dëme, tashmë është kthyer në një pamje të re të qytetit, me vizionin, për lagje që janë kthyer në model të jetesës me dinjitet. Por pas ndryshimit rrënjësor dhe pamjes që ka marrë, Shijaku është drejt hapit tjetër të madh, atë të zhvillimit. I pozicionuar në mënyrë strategjike, në zemër të koridorit më strategjik mes Tiranës dhe Durrësit, Shijaku është një thesar i madh për tu zbuluar. Kodrat fantastike kanë pontencialin të kthehen në Toskanën e Shqipërisë, një parajsë e agroturizmit dhe natyrës. Ky vizion po behet realitet. Për kryetarin e Bashkisë Elton Arbana dhe bashkinë ky vision tashmë është i qartë, zhvillimi i qëndryeshëm për Shijakun. Fale Paketës së Maleve të shpallur nga qeveria dhe Kryeministri Edi Rama, janë shpallur fitues projketet e para, që do te jenë një motor i fuqishëm ekonomik që do të hapë dyert për të gjithë emigrantët tanë. Ejani, investoni në shtëpinë tuaj, në tokën e të parëve dhe ndërtoni suksesin këtu. E ardhmja nuk pritet, ajo ndërtohet dhe ne po e ndërtojmë çdo ditë sepse ne e dijme mire se ku ka vullnet ka zgjidhje për familjen, për zhvillimin, për të ardhmen. Shijaku zemra jonë”, – thuhet në video mesazhin e publikuar.