Ballina Kronika Operacioni i kërkimit, përfundon me sukses/ Kishte humbur kontaktet me familjen, policia...

Operacioni i kërkimit, përfundon me sukses/ Kishte humbur kontaktet me familjen, policia gjen pas dy ditësh të moshuarin

51
0

Ditën e sotme, pas një operacioni kërkimi nga forcat e zjarrfikëses se bashkisë Devoll, në bashkëpunim me komisariatin e policisë Devoll, u bë e mundur gjetja e një të moshuari i cili prej 2 ditësh kishte humbur kontaktet me familjarët.

I moshuari me iniciale N.B. vuante nga demenca dhe ishte larguar nga banesa.

Ditën e sotme, forcat e zjarrfikëses së bashkisë Devoll zhvilluan sërish një operacion të gjerë kërkimi në zonë, së bashku me policinë, ku fatmirësisht u gjet i moshuari në gjendje të mirë shëndetësore.

Ai u dërgua drejt spitalit të Bilishtit për të marrë ndihmën e duhur mjekësore për shkak të lodhjes dhe qëndrimit jashtë gjatë këtyre dy ditëve.