Ballina Politika FOTOLAJM/ Zgjedhjet në PD – E përjashtuan nga gara, votuesit shkruajnë emrin...

FOTOLAJM/ Zgjedhjet në PD – E përjashtuan nga gara, votuesit shkruajnë emrin e Salianjit në fletën e votimit

51
0

Ditën e sotme po mbahen zgjedhjet për kreun e PD-së, ndërsa në garë ka vetëm një emër në fletën e votimit: Sali Berisha.

Më herët, “procesi” zgjedhor u shoqërua me përjashtime nga gara, por dhe moslejim të futjes në garë të ish-deputetit Ervin Salianji, por edhe emrave si Alesia Balliu e Evi Kokalari, kurse kandidatja Mereme Sala u skualifikua për mospërmbushjen e kritereve.

“Të përjashtuarit” nga gara kanë nisur tashmë edhe një betejë ligjore, me pretendimet e tyre se nuk janë lejuar të ushtrojnë të drejtën e kandidimit.
E teksa sot po mbahen zgjedhjet me një kandidat, që Berisha e quan garën më demokratike në botë, në disa fletë votimi anëtarë të Partisë Demokratike kanë shkruar emrin e Ervin Salianjit, në shenjë ironie dhe revolte.