Vetëm një ditë më parë dy deputete te “Rilindjes”, zonja Nikolla dhe zonja Kushi, reaguan gati deri në përlotje për gjuhën e ashpër dhe fyese ndaj liderit të tyre, që po përpiqet e nuk po bën një sekonde pushim për t’a cuar vendin drejt Europës. Mjafton të lexosh me vemendje reagimet e tyre dhe e kupton se fjalët ishin një hipokrizi e gjallë, e neveritshme madje që të kujton ata “vajtueset’ nëpër morte që nuk kanë lidhje me viktimën, po kanë interes nga ajo që do përfitojnë nga vajtimi.
Sipas zonjës Kushi, bota virtuale qenka kthyer në një ferr ku debati zëvendësohet me dhunë verbale. Ajo shprehet plot patos: “Kur debati politik zëvendësohet nga urrejtja, atëherë jo vetëm që humbet demokracia, por dobësohet edhe vetë shoqëria.”
Madje ajo shkon deri në “dehumanizim të kundërshtarit” për të vazhduar me leksionin se kjo nuk është as demokraci dhe as patriotizëm. Ndërkohë që të njëjtën linjë ka ruajtur edhe lindita Nikolla duke prekur me frazat e nxjerra nga ndonjë plagjiaturë e mbetur në sirtar. Nikolla shton se “demokracia nuk matet vetëm nga liria për të folur, por edhe nga mënyra se si zgjedhim ta përdorim atë liri”.
Është vërtet e jashtëzakonshme dhe prekëse sesi kjo ndjeshmëri e lartë vjen në një moment të tillë, por duke harruar bëmat e një kryeministri dhe drejtuesi partie që i shkarravit, shan dhe fyen vartësit e tij, të cilëve nuk ju bën përshtypje përsa kohë ai po mundohet për të mirën e Shqipërisë. Por kjo është vetëm një pjesë dhe të dyja zonjat që kanë reaguar për gjuhën e dijnë mirë fjalorin e kryeministrit edhe në mbledhjet e qeverisë, sepse kanë qenë pjesë e kabinetit. Kjo është vetëm një anë, pasi ata mund të jenë mësuar që brenda “familjes socialiste” edhe të shahesh, edhe mund të poshtrohesh, rëndësi ka që lideri flet në emër të idealit dhe të ardhmes së Shqipërisë që e zhvillon me mafiozë , me lekë droge dhe krimi.
Po zonja, po mirë do të ishte të ngrinit zërin thjeshtë për të mbrojtur atë që thoni ju, brenda familjes socialiste, po edhe nëse ju pëlqen juve, nuk mund t’i kërkoi t’a bëjnë këtë gjë edhe me ata që janë popull, që vuajnë nga uria, papunësia, vuajnë nga sëmundje, nuk paguajnë dot shëndetësinë, rrezikojnë jetën duke majmur klinika private, paguajën për arsimin dhe si shpërblim marrin rrugët duke lënë prinëdrit me pensionin që keni garantuar ju. Në ndërgjegjën tuaj jeni të qeta për ata që ai u thotë protestuesve, jeni të qeta për atë situatë që i ka krijuar këtij vendi.
Ju u përlotët dje, i bëtë shumë veta të mendojnë se e kanë shkelur dhe pikërisht kur ata po mendonin të reflektonin, “i madhërishmi” nxori nga brekushet e tij, se nga goja vetem një rrugac mund ti thotë, fjalët shkoni dhe q…! Ja tha popullit të vet.
Nuk dimë se si jeni ndjerë, jeni relaksuar më ato fjalë që kanë tronditur të madh e të vogël! Jeni eksituar politikisht që një kryeminsitër i thotë popullit të “shkoj dhe të q…”!~Mos u kërkoi të tjerëve etikë, aq më shumë atyre që po ju tregojnë se nuk e meritoni këtë pushtet se e keni vjedhur, grabitur, me para droge dhe krimi. Hiqeni zonja të nderuara pusetën që po fëlliq një komb, se era i ka shkuar larg, pavarësisht se keni kohë që kundërmoheni dhe ju duket si parfum që po ju con në europë. Një rrugac politik është në drejtën e tij të flaës edhe me këtë gjuhë, po ka një të vërtetë të madhe tjetër. Populli nuk e thotë me fjalë e bën me vepra dhe mjerë ai që e provon. Thojani zonja që jeni prekur aq shume, se po i kruhet vetë, ndoshta këtë qëllim i ka vënë vetes, po do ketë kosto të madhe.







