Ballina Lifestyle Shia LaBeouf përfundon në telashe me ligjin pas sherrit në bar, ngrihen...

Shia LaBeouf përfundon në telashe me ligjin pas sherrit në bar, ngrihen akuza zyrtare ndaj aktorit

45
0

Shia LaBeouf është akuzuar zyrtarisht për tre kundërvajtje pas incidentit që ndodhi tre muaj më parë në një bar në New Orleans gjatë festimeve të Mardi Gras.

Aktori 39-vjeçar u arrestua në orët e para të 17 shkurtit, pasi dyshohet se u përfshi në një përleshje fizike në një lokal në Lagjen Franceze.

Fillimisht ai u lirua me kusht, por më vonë gjykata vendosi një garanci prej 100 mijë dollarësh (rreth 92 mijë euro), pasi u raportua se gjatë incidentit kishte përdorur edhe fyerje homofobike, shkruan DailyMail.

Sipas medieve amerikane, LaBeouf është detyruar t’u nënshtrohet testeve të rregullta për drogë dhe alkool, si dhe të vazhdojë trajtimin në rehabilitim për të shmangur burgun.

Dëshmitarët pretendojnë se aktori u bë agresiv pasi stafi tentoi ta nxirrte jashtë lokalit. Ai akuzohet se goditi disa persona me grushte, ndërsa më pas u neutralizua nga klientë të tjerë derisa mbërriti policia.

Në një intervistë të dhënë pas arrestimit, LaBeouf pranoi se kishte përdorur “fjalë të papranueshme” dhe tha se në atë moment nuk ishte “në gjendje të mirë mendore”.

Aktori foli edhe për jetën personale dhe ndarjen nga ish-bashkëshortja e tij, Mia Goth, me të cilën ka një vajzë. “Unë e dështova martesën time”, u shpreh ai gjatë intervistës.