Ballina Bota Ndahet nga jeta djali i kandidatit për President të SHBA, McCain

Ndahet nga jeta djali i kandidatit për President të SHBA, McCain

114
0

Humb jetën papritur djali i John McCain, nuk bëhet i ditur shkaku

Douglas McCain, djali i madh i senatorit të ndjerë amerikan John McCain, është ndarë papritur nga jeta në moshën 66-vjeçare.

Lajmi u konfirmua përmes nekrologjisë së familjes, ku bëhet e ditur se ai ndërroi jetë të mërkurën, më 20 maj, ndërsa shkaku i vdekjes nuk është bërë publik.

Douglas Shepp McCain lindi më 4 tetor 1959 në Pensacola, Florida, dhe u rrit në Jacksonville. Ai përfundoi shkollën e mesme Episcopal High School në vitin 1977 dhe më pas studioi inxhinieri sistemesh në Universitetin e Virxhinias, ku ishte gjithashtu pjesë e programit ushtarak ROTC të Marinës.

Pas diplomimit në vitin 1982, ai iu bashkua Marinës Amerikane, ku shërbeu për gjashtë vite si pilot i avionëve sulmues A-6 Intruder. Më vonë ndërtoi një karrierë të gjatë në American Airlines, ku arriti të bëhej kapiten.

Douglas u adoptua nga John McCain pasi ky i fundit u martua me Carol Shepp në vitin 1965.