Ballina Politika PD del me emër politik/ Zbulon Grimci: Pritet që Alimehmeti, të zyrtarizohet...

PD del me emër politik/ Zbulon Grimci: Pritet që Alimehmeti, të zyrtarizohet si kandidat për Tiranën

68
0

Partia Demokratike po kalon në një fazë të rëndësishme të riorganizimit të strukturave të saj të brendshme, ndërsa vëmendja është kthyer drejt betejave të ardhshme elektorale.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, avokatja Eda Grimci u shpreh se paralelisht me procesin e riorganizimit të strukturave po zhvillohen edhe sondazhe dhe konsultime në terren, ndërsa në Tiranë emri që qarkullon dhe propozohet për kandidaturë është ai i Ilir Alimehmetit, i cili pritet të zyrtarizohet nga organet drejtuese të partisë.

“Partia Demokratike njëkohësisht, paralelisht me procesin që ne po bëjmë për riorganizimin e strukturave, patjetër kemi bërë edhe fushatë dhe sondazhe. Për të parë se si është gjendja në terren jo vetëm brenda nesh, po edhe tej nesh pra me qytetarët.

Për shembull në Tiranë, vetëm se nuk është zyrtarizuar, po ne e dimë kush është kandidati.

Ilir Alimehmeti. Nuk është bërë zyrtare të paktën me sa di unë, mos qofsha e gabuar, por të paktën me sa di unë nuk e kam të konfirmuar sepse atë e konfirmon pastaj kryetari i Partisë Demokratike dhe kryesia që patjetër do bëjë përzgjedhjen.

Sepse ne jemi në një fazë ku kemi një riorganizim të të gjitha strukturave dhe është e qartë që kjo nuk është zyrtarizuar edhe unifikuar.

Jo, unë nuk e them se po flitet, unë e them sepse në Tiranë emri që qarkullon në propozimet, sepse ne kemi bërë zgjedhje në çdo strukturë, dhe emri që qarkullon që propozohet dhe kërkohet që të jetë kandidati ka qenë ai i zotit Ilir Alimehmeti”, u shpreh Grimci.