Ballina Aktualitet Behgjet Pacolli del me reagim të plotë për çështjen e VIA-s dhe...

Behgjet Pacolli del me reagim të plotë për çështjen e VIA-s dhe Aeroportit të Vlorës

59
0

Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj raportimeve mediale lidhur me çështjen e Aeroportit të Vlorës, duke mohuar kategorikisht se ai apo familjarët e tij janë nën hetim nga autoritetet shqiptare.

Pacolli deklaroi se as ai, as Emin Pacolli dhe as bashkëpunëtorët e lidhur me projektin e VIA-s nuk janë subjekt i ndonjë akuze apo hetimi në Shqipëri, përcjell Bota sot.

Ai theksoi se tentativa për marrjen e 47% të kuotave të Mabco-s është bërë në mënyrë të paligjshme dhe pa dijeninë e kompanisë, duke akuzuar ish-administratorin e VIA-s, Valon Lluka, noteren Valbona Selimi dhe Valon Ademin për veprime mashtruese.

Sipas Pacollit, çështja ndodhet në procedurë civile dhe penale në Tiranë, ndërsa Mabco po ndërmerr hapa ligjorë për mbrojtjen e pronësisë dhe projektit të Aeroportit të Vlorës.

Reagim i plotë i Pacollit:

Me qëllim sqarimi, për disa media që, qëllimisht apo për mungesë informacioni, vazhdojnë të shtrembërojnë të vërtetën, me përgjegjësi ju konfirmoj:

a) Së pari, dua ta sqaroj në mënyrë të vendosur dhe të pamohueshme se unë, Behgjet Pacolli, nuk kam qenë dhe nuk jam nën asnjë akuzë, as nën ndonjë hetim nga cilado prokurori në Republikën e Shqipërisë.

Kjo vlen gjithashtu për Emin Pacollin, për çdo familjar timin, si dhe për çdo bashkëpunëtor tonin që ka qenë apo është i lidhur me projektin e VIA-s.

b) Tentativa për marrjen e paligjshme të 47% të kuotave të Mabco-s nuk është një çështje për të cilën Mabco ka qenë në dijeni apo ka dhënë ndonjë pëlqim. Përkundrazi, kjo përbën një veprim të paligjshëm dhe mashtrues, me pasoja të rënda juridike, civile dhe penale.

Ky veprim është kryer nga ish-administratori i VIA-s, Valon Lluka, i cili, pas 18 vitesh bashkëpunimi, tradhtoi besimin e dhënë për qëllime të përfitimit personal; nga noterja Valbona Selimi; si dhe nga pronari i 2% të kuotave të VIA-s, Valon Ademi.

Kjo çështje është aktualisht në fazë trajtimi civil dhe penal pranë gjykatës kompetente në Tiranë. Në këtë rast, Mabco është palë e dëmtuar dhe është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për mbrojtjen e pronës së saj.

Grupet që kanë kryer, si dhe ato që vazhdojnë të mbështesin këtë veprim të paligjshëm, janë të njëjtat që, përmes vendimeve të disa gjyqtarëve, kanë arritur të bllokojnë në mënyrë të paligjshme vijimin normal të punimeve në Aeroportin e Vlorës, para syve të organeve shtetërore — për të mos thënë edhe me ndihmën apo mosveprimin e tyre.

Për këto cdokush, besoj, qe mundët të informohët edhe zyrtarishtë nga organëet përkatëse shtetërore.

Lidhur me më çështjen, Mabco është në proces të elaborimit të një raporti ndërkombetar ligjor të pavarur, i cili konfirmon dhe dokumenton natyrën dhe shkaqet e paligjshme të këtyre veprimeve e sidomos të sekuestrimit të paligjeshë të Aeroportit te Vlorës.

PS.

Të ashtuquajturat deklarime për media të relatuara nga Bujar Ejupi, pa tagër, të VIA-s janë vetëm një interpretim i rremë e mashtrues i i të ashtuquajturave kontrata, të cilat janë nënshkruar pa dijeninë e MABCO-s dhe në mënyrë abuzive me qellim të damtimit të MABCOS nga Valon Lluka dhe Valon Ademi.

Këto kontrata janë denoncuar në Prokurorinë e Tiranës, e cila pritet të deklarohet lidhur me këtë çështje.