Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zhvilloi kontrolle në burgun e Shkodrës.
Gjatë kontrollit në godinën 2 u gjetën 3 aparate celularë. Konkretisht në ambientet e dusheve u gjet 1 aparat celular i markës Xiaomi.
Ndërkohë, në lavanderi u gjetën, 1 aparat celular Nokia dhe 1 celular Iphone së bashku me dy fisha karikimi.
Për rastin janë hartuar raportet përkatëse të incidentit dhe procesverbalet e bllokimit, ndërsa është njoftuar Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale për ndjekje të mëtejshme të procedurave.







