Ballina Kronika Sarandë/ Urdhër arreste për policë, zyrtarë e ndërtues! Deri tani në pranga...

Sarandë/ Urdhër arreste për policë, zyrtarë e ndërtues! Deri tani në pranga 2 efektivë dhe një biznesmen

69
0

Prokuroria e Sarandës  ka lëshuar sot dhjetëra urdhra arreste për efektivë të Komisariatit të Sarandës, zyrtarë lokalë, biznesmenë dhe ndërtues.

Ata dyshohen për vepra të ndryshme penale që lidhen me ndërtimet pa leje në Sarandë e Ksamil.

Një operacion i Drejtorisë së Policisë Vlorë dhe Komisariatit të Sarandës është duke u zhvilluar në shtrirje të gjerë.

Deri tani mësohet se janë ekzekutuar 3 urdhër arreste, 2 efektivë të Komisariatit të Sarandës dhe një biznesmen. Syri mëson se janë arrestuar Kristofor Shkrepa, inspektor i policisë së zonës në Ksamil dhe Kastriot Satka polic i komisariatit të Sarandës, si dhe Alqi Papa, pronar i hotel “Oasis” në Sarandë.

Në kërkim u shpall oficeri Irakli Koçiaj. Ndërkohë që vijojnë kontrollet e banesave dhe mjediseve të tjera për ekzekutimin e urdhër arresteve.