Ballina Kronika Tritol marketit të babait të tyre, dy vëllezërit në kërkim për atentatin...

Tritol marketit të babait të tyre, dy vëllezërit në kërkim për atentatin ku mbeti i plagosur polici Kumaraku! Saga e hakmarrjeve

69
0

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me shpërthimin me eksploziv të ndodhur këtë të hënë në një market në zonën e Shkozës, në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, biznesi ku ndodhi shpërthimi është në pronësi të Lulzim Likës, babait të Aldo dhe Ali Likës, të shpallur në kërkim në lidhje me atentatin e ndodhur një javë më parë ndaj Kejdi Spajës, ku mbeti i plagosur edhe efektivi i policisë Anxhelo Kumaraku.

Pranë marketit ndodhet edhe një lokal që raportohet të jetë në pronësi të një tjetër vëllai të familjes Lika.

Hetimet paraprake dyshojnë se ngjarja mund të jetë e lidhur me atentatin e 18 majit dhe të ketë motive hakmarrjeje, megjithatë autoritetet nuk kanë identifikuar ende autorin.

Sipas burimeve, personi që vendosi eksplozivin ishte i maskuar dhe pas ngjarjes është larguar në këmbë përmes rrugicave të zonës.