Ballina Aktualitet “Kam investuar 300 milionë euro!” – Drejtori financiar i VIA rrëzon Behgjet...

“Kam investuar 300 milionë euro!” – Drejtori financiar i VIA rrëzon Behgjet Pacollin, ja sa ka investuar në të vërtetë

86
0

Bujar Ejupi, drejtor financiar i Vlora International Airport, gjatë një prononcimi për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka deklaruar shifrat e investuara nga Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi në punimet e aeroportit, duke hedhur poshtë kategorikisht pretendimin e Pacollit se ka investuar 300 mln euro në aeroport.

Ejupi sqaroi shifrat, të cilat tregojnë se në fakt shumicën e punimeve e ka financuar kompania e Valon Ademit.

“Nga këto 82 mln euro, 2A (e Valon Ademit) ka kryer punime me vlerë prej 55 milionë euro, ndërsa Mabco (e Pacollit) 24 milionë euro. I referohem shifrave të certifikuara të punimeve. Këto dy vlera janë paguar, për shkak se VIA ka kredi nga BKT, 56 mln euro, me këto para janë paguar punime në mënyrë proporcionale nga të dy kontraktorët”, deklaroi drejtori financiar.

Ylli Rakipi: Sherr i madh ka lindur për këtë problem. Pacolli thotë se paratë e investuara janë të tijat dhe përmend shifra të larta. Zoti Ejupi, vijojnë konfliktet për aeroportin e Vlorës. Pacolli pretendon se ka hedhur shumë para. Ju jeni drejtor financiar i VIA. Më mirë se ju nuk e di askush se kush i ka hedhur paratë. Popullata shqiptare, për shkak se bëhet fjalë për investim strategjik, duam të dimë, cili nga partnerët, Pacolli apo Valon Ademi kanë paguar? Sa para janë investuar dhe kush i ka investuar?

Bujar Ejupi: Si drejtor financiar dhe përfaqësues i VIA, investimet në aeroport i bën vetë VIA, kështuqë të gjitha investimet bëhen në bazë të kontratave, në bazë të planit për realizimin e puniveme. Për këtë janë dy kontrata të lidhura në 2022, njëra me kompaninë Mabco Construction dhe tjetra me 2A group. Të dy kompanitë janë të kontraktuar nga VIA për kryerjen e punimeve në aeroport. VIA i ka përcjellë në baza mujore se cilat punë po kryhen dhe progresin. Tregoj që nga ato dy kontratat kemi një realizim rreth 60% në totalin e vlerës. Vlerat janë kontraktuale dhe te caktuara për secilën punë kemi vlerë të paracaktuar dhe nuk kemi vlera të papritura që ne nuk i dimë. Secili investim është bërë në bazë të kontratave. Në bazë të tyre, deri tani janë realizuar me vlerë prej 82 mln euro nga dy kompanitë.

Ylli Rakipi: Sa ka paguar Mabco dhe sa kompania e Valon Ademit 2A Group?

Bujar Ejupi: Nga këto 82 mln euro, 2A ka kryer punime me vlerë prej 55 milionë euro, ndërsa Mabco 24 milionë. I referohem shifrave të certifikuara të punimeve. Këto dy vlera janë paguar, për shkak se VIA ka kredi nga BKT, 56 mln, me këto para janë paguar punime në mënyrë proporcionale nga të dy kontraktorët.

Ylli Rakipi: Ju thoni 55 mln Ademi dhe 24 mln Behgjet Pacolli?

Bujar Ejupi: Do ta shpjegoj. Këto nuk kanë qenë punime komplet të financuara nga ortakët, pasi VIA ka bërë pagesa për këto punime. Për pjesët e 2A Group që ka kryer punime 55 mln euro, janë paguar 27 mln euro, pjesa tjetër është e papaguar, detyrim që VIA ka ndaj 2A Group. I detyrohemi rreth 29 mln. Si aeroporti i detyrohemi 2A group një shumë 29 mln euro. Sa i përket Mabco, Mabco për punimet e certifikuara 24 mln, është paguar për atë pjesë. Nuk ka tejkaluar punime përveç atyre që është paguar. Ka kontribut tjetër, që i ka dhënë shoqërisë, 5.5 mln. Sa i përket kontributit të Mabco, nga ana financiare është 5.5 mln, në formën e huasë dhe me një pjesë pagesa të pakryera, diku 6 mln. Kontributi i Mabco në VIA është sipas pasqyrave financiare, rreth 6 mln. Kurse kontributi ose vlera që VIA i detyrohet 2A Group është 29 mln.

Baton Haxhiu: Ky shpjegim tregon që 25 mln e kredisë, Mabco i ka realizuar, kurse para private të ivestimit nga Pacolli ka vetëm 6 mln?

Bujar Ejupi: Saktë. Kjo është e saktë.

Baton Haxhiu: Pra 29 mln euro i ka paguar Ademi?

Bujar Ejupi: Ka kryer punime për të cilat nuk është paguar.

Ylli Rakipi: Pra paratë i ka paguar Valon Ademi.

Baton Haxhiu: Një sqarim, nëse VIA nuk paguan kuotat Valon Ademit, i bie që këto shndërrohen në aksione?

Bujar Ejupi: Ndoshta duhet të pasojë ndonjë vendim që qartëson mënyran e këtyre investimeve, megjitahtë këto janë kontribut. Që nga plani fillestar është paraparë që një pjesë të mbulohet me kredi dhe një pjesë nga ortakët.

Baton Haxhiu: Nëse një palë investon 29 mln dhe pala tjetër 5mln, ato duhet të shndërrohen në aksione.

Bujar Ejupi: Sigurisht pason me ndonjë proces që pason situatën.

Baton Haxhiu: Po flasim për diçka serioze, vetëm dy ditë më herët, shefi i Mabco deklaroi se ka invsetuar 300 mln. Kur thua 300 mln është buxhet i jashtëzakonshëm, duhet të jesh lojtar që e fut në lajthitje publikun, të thuash 300 mln dhe të kesh statistikat, ke bërë lajthitje serioze për publikun. Këtë reagim e keni bërë për shkak se Pacolli ka deklaruar se ka investuar 300 mln? Mu duk e çuditshme të deklarojë 300 mln.

Bujar Ejupi: Kemi kontratë me Mabco për punimet dhe parasheh përfundimin e punimeve, që mbulon Mabco. Ajo kontratë e ka një shumë. Nëse Mabco do të përfundonte të gjithë punimet edhe pse është me realizim të ulët në më pak se 50%, por vlera është 62 mln. Nëse gjithçka përfundonte, 62 mln është vlerë e kontraktuar.