Ballina Kronika Ndërtimet pa leje në Sarandë, vijojnë arrestimet e policëve, zyrtarëve dhe ndërtuesve

Ndërtimet pa leje në Sarandë, vijojnë arrestimet e policëve, zyrtarëve dhe ndërtuesve

58
0

Prokuroria e Sarandës ka vijuar ndalimet e funksionarëve të komisariatit të policisë së Sarandës në lidhje me hetimet e nisura për lejimin e ndërtimeve pa leje në këtë qytet dhe implikimin e funksionarëve të Policisë së Shtetit dhe organeve lokale që kanë për detyrë mbrojtjen e territorit në lejimin e këtyre ndërtimeve.

Kështu, në bazë të hetimeve, janë identifikuar dhe lëshuar urdhra ndalimi edhe për kryeinspektorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Sarandë, Eduart Veliu. Janë ndaluar gjithashtu edhe Kristofor Shkrepa dhe Kastriot Satka, inspektorë policie zonash. Ish-shefi i Krimeve, Blerim Tafçiu, është caktuar me masën “arrest në shtëpi”, ndërsa oficeri i krimeve Irakli Koçiaj është shpallur në kërkim.

Gjithashtu janë lëshuar urdhra ndalimi edhe për disa inspektorë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Sarandë, si dhe disa biznesmenë ndërtimi, nga të cilët është ndaluar vetëm Alqi Papa.

Këto ndalime janë në vazhdën e arrestimeve të bëra disa ditë më parë në komisariatin e policisë së Sarandës, mes të cilëve dhe ish-shefi i këtij komisariati.