Kreu i PD Krujë, Aulon Kalaja, ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë gjatë një emisioni televiziv, duke e cilësuar kabinetin qeveritar si një “ekip mafioz” që funksionon mbi interesat e përbashkëta dhe kodin e heshtjes, të njohur si “Omerta”.
Sipas tij, Shqipëria po përmendet gjithnjë e më shumë nga partnerët ndërkombëtarë si një vend ku pastrohen paratë e drogës dhe krimit të organizuar.
Kalaja: Në një ekip mafioz nuk ka pëlqime por interesa të përbashkëta. Këto janë rregulla që ne kemi mësuar kur kemi studuar mafien. E njëjta gjë që po ndodh me qeverinë shqiptare. Nuk kemi të bëjmë me një ekip qeveritar, Këshill Ministrash por me një ekip mafioz. Kush kapet është kodi ‘Omerta’ dhe i paprekshmi është kryeministri në këtë rast.
Në momentin që duam të shkojmë drejt BE, po na thotë vetë Europa që është Italia në këtë rast që këtu pastrohen para dhe qeveria jonë është e lidhur drejtëpërdrejtë me lekët e krimit dhe të drogës.
Ne humbëm një shanc shumë të mirë në datë 1 maj ku kishte një afat nga DASH për pastrimin e parave që po ndodhte në Tiranë, për sa i përket kullave dhe ndërtimit. Pse e humbëm këtë? Kjo humbi për shkaqe gjeopolitike dhe luftës që u hap në Iran, por ekzistojnë 18 deklarata ku ne paraqitemi si kartel droge. Ditën e ditëlindjes sonë si komb shqiptar në 28 nëntor, ne na u tha që duhet të luftojmë kartelet e drogës. Ç’punë kemi ne me kartelet e drogës? Si ka mundësi që një vend si Shqipëria u fut në këtë hartë? Si ka mundësi që çdo deklaratë që vjen nga ShBA na paraqet ne si kartel droge?
Çfarë ndodhi dhe me shtetin italian se e kam një kritikë, se para 10 vitesh ishin po këta që thoshin se në Shqipëri nuk ka asnjë plantacion me drogë?
Kishim një njeri që e dha Shqipërinë pasi e kishte kontrolluar me helicopter… dhe këtu kishte shkuar kg i hashashit…
Gjërat kanë lëvizur. Kemi dhe një ambasador të ri të ShBA që do vijë dhe kjo nuk është një lugë boshe. Kjo është një prioritet i ShBA dhe i agjensive të tjera, siç është edhe Italia, se këtu bëhet fjalë për paratë e drogës të ngulura në mes të Tiranës.
Si ka mundësi që ka një ‘boom’ ndërtimesh dhe ne çiftet e reja nuk kemi mundësi të blejmë një shtëpi. Nuk kemi mundësi të vijojmë jetën…







