Ballina Politika “Shqipëria nis fazën e re të negociatave me më shumë kushte nga...

“Shqipëria nis fazën e re të negociatave me më shumë kushte nga BE”, Bardhi: PD ka bërë gati paketën me 3 nisma ligjore për kriteret e integrimit

52
0

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka dhënë një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, ku u ndal te procesi i integrimit europian të Shqipërisë.

Sipas Bardhit, vendi po nis një fazë të re të negociatave me Bashkimin Europian, por me më shumë kushte dhe me më pak besim nga ana e Brukselit. Ai bëri me dije se janë plot 34 kushte të BE-së që lidhen me luftën kundër korrupsionit, patronazhimit, imunitetit politik dhe pastrimit të parave.

Gjatë fjalës së tij, Bardhi theksoi se Bashkimi Europian ka vendosur kritere të qarta sa i përket standardeve demokratike në vend.

“BE vendos kushte për zgjedhje të lira, komisione hetimore funksionale dhe një konkurrencë të ndershme”, u shpreh kreu i grupit të PD-së.

Për të plotësuar këto kritere, Bardhi njoftoi se Partia Demokratike ka bërë gati paketën e parë me tre nisma ligjore:

-Shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike.

-Dekriminalizimi i shpifjes ndaj gazetarëve.

-Pastrimi i parave si nen i veçantë në Kodin Penal.

“Pa mbyllur kapitullin e Edi Ramës, nuk mbyllen negociatat me BE”, u shpreh Bardhi në deklaratën e tij.