Organizata më e madhe e partive të qendrës së djathtë në botë, Internacionalja Demokrate e Qendrës (IDC-CDI), uron kreun e PD-së, Sali Berisha, për rikonfirmimin si kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë përmes referendumit të anëtarësisë me mbështetje masive dhe të padiskutueshme nga anëtarët e partisë.
“Ky rezultat pasqyron mandatin e fortë demokratik dhe besimin e dhënë ndaj Sali Berishës si alternativa e vetme demokratike e aftë për ta çliruar Shqipërinë nga regjimi i Ramës” thuhet në mesazhin e IDC – CDI, organizata më e madhe politike globale që bashkon 108 parti të qendrës dhe qendrës së djathtë në të gjitha kontinentet, përfshirë Partinë Popullore Evropiane.








