Ballina Kronika E rëndë në Tiranë/ Gardisti qëllon veten me armën e tij të...

E rëndë në Tiranë/ Gardisti qëllon veten me armën e tij të shërbimit brenda në banesë

53
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në rrugën e Dibrës në Tiranë.

Një gardist, 42 vjeç ka qëlluar veten me armë dhe ka ndërruar jetë në banesën e tij.

Sipas policisë, gardisti ka qëlluar veten me armën e tij të shërbimit.

Njoftimi i policisë:

-Më datë 27.05.2026, rreth orës 07:05, në banesën e tij, në Rrugën e Dibrës, është konstatuar pa shenja jete shtetasi A. G., rreth 42 vjeç, punonjës i Gardës. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.