Parlamenti i Hungarisë miratoi të mërkurën legjislacionin për të mbajtur anëtarësimin e vendit në Gjykatën Ndërkombëtare Penale, duke përmbysur një vendim të marrë në vitin 2025 nga ish-qeveria e Viktor Orban për t’u larguar nga gjykata.
Qeveria e Orbanit vendosi të tërhiqet nga GJPN-ja duke thënë se gjykata ishte bërë “politike”. Kryeministri i ri Peter Magyar, i cili rrëzoi Orbanin në zgjedhjet e muajit të kaluar, u zotua ta mbante Hungarinë në GJPN.
Magyar deklaroi se do të ndalojë tërheqjen nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, si dhe shtoi se udhëheqësit që kërkohen nga gjykata duhet të arrestohen.
Vitin e kaluar, Viktor Orban filloi procesin për t’i dhënë fund anëtarësimit të Hungarisë në gjykatën me seli në Hagë dhe për t’u bashkuar me SHBA-në, Rusinë dhe Izraelin, ndër vendet e tjera që nuk e njohin GJPN-në.







