Nuk ka munguar tensioni para finales së Conference League, që zhvillohet sot në mbrëmje në Lajpcig.
Situata mes tifozëve anglezë dhe spanjollë që ndodhen në qytetin gjerman ka qenë mjaft e acaruar.
Sipas njoftimeve zyrtare nga policia e qytetit gjerman, disa qindra tifozë të Rayo Vallecano dhe del Crystal Palace janë konfrontuar “verbalisht dhe fizikisht” të martën në mbrëmje, në vigjilje të finales së Conference League.
“Dy agjentë policie janë plagosur, por e kanë vazhduar shërbimin”, – shkruhet në një deklaratë të shpërndarë mëngjesin e sotëm nga policia e Lajpcigut.
Dy persona janë arrestuar tashmë, ndërsa policia ka identifikuar më shumë se 300 tifozë dhe ka lëshuar urdhër për largimin e tyre.







