Ballina Aktualitet Reagimi ashpër i Jon Myshketës: O të paudhë por edhe tek festivali...

Reagimi ashpër i Jon Myshketës: O të paudhë por edhe tek festivali i fëmijëve nuk i latë pa përlyer turinjtë tuaj

98
0
Joni Myshketa ka reaguar ashpër lidhur me nje vendim të minutave të fundit te RTSH që ja ka hequr të drejtën e pjesmarrjes që ka Festivali i Shkodrës për pjesmarrjen në Junior Eurovision.
“Po kerkoni medoemos ti prisni krahet or ju qe meritoni ate qe nuk thuhet se kjo ndjesi del nga shpirti ndaj jush e aq me teper kur prekni femijet, gjene me te shtrenjte ku cdo prind veteflijohet per ta.’ ka thënë Myshketa duke akuzaur se RTSH është në dorë kusarve, hajnave dhe rrugeçerve edhe kur bëhet fjalë për ëndërrën e fëmijëve.
“O te paudhe por edhe tek festivali i femijeve nuk i late pa perlyer turrinjte tuaj.
Duke transferuar ne min te fundit te drejten se kush do te shkoje ne Junior Eurovison, te drejte qe e ka Festivali i Shkodres, po jo ju “pashallaret” e Rtsh-se ju beni rrokaden në minuten e fundit.
Po tërë ata femijë qe jane pergatitur për ate eveniment , tere ai mund i familjeve, tere ai emocion ku do shkoje, apo aq ju ben juve???
Po jane femije dhe duhet te rriten me te drejten ne kete vend qe ju e keni katandisur ne dore te kusareve, hajnave e rrugecerve.
Po kerkoni medoemos ti prisni krahet or ju qe meritoni ate qe nuk thuhet se kjo ndjesi del nga shpirti ndaj jush e aq me teper kur prekni femijet, gjene me te shtrenjte ku cdo prind veteflijohet per ta.
Me pak fjale miq Rtsh, i ka hequr te drejten fituesit te festivalit te Shkodres qe te marre pjese ne Junior Eurovision vetem 5 dite perpara, ku Festivali i Shkodres nderkohe ka marreveshje me Eurovisionin dhe ne faqen zyrtare te ketyre te fundit renditen emrat e garuesve qe jane ne festivalin e Shkodres dhe me i miri le te shkoje, por jo keshtu ne kete menyre kur keta fusin duart me te padrejte aty ku sduhet.”, është shprehur Joni Myshketa.