Ballina Sport Këta janë 10 futbollistët më të pasur në botë, shifrat janë marramendëse

Këta janë 10 futbollistët më të pasur në botë, shifrat janë marramendëse

60
0

Futbolli vazhdon të jetë një nga sportet më fitimprurëse në planet dhe këtë e dëshmon lista e futbollistëve më të pasur në botë.

Në krye qëndron superylli portugez Cristiano Ronaldo me një pasuri të vlerësuar prej 1.4 miliardë dollarësh.

Menjëherë pas tij renditet legjenda angleze David Beckham me 1.2 miliardë dollarë, ndërsa vendi i tretë i takon kampionit argjentinas Lionel Messi, i cili ka arritur shifrën e 1 miliard dollarëve.

Në listën e dhjetëshes më të pasur bëjnë pjesë edhe emra të mëdhenj si Neymar, Kylian Mbappe, Karim Benzema dhe Zlatan Ibrahimoviç, të cilët përveç futbollit kanë përfituar miliona edhe nga sponsorët dhe bizneset personale.

Në TOP 10 gjenden gjithashtu edhe Wayne Rooney, sulmuesi norvegjez Erling Haaland dhe egjiptiani Mohamed Salah.