Ballina Politika Kulluri sfidon hapur Berishën: Trimi i madh të publikojë dosjen me 16...

Kulluri sfidon hapur Berishën: Trimi i madh të publikojë dosjen me 16 mijë faqe të Belinda Ballukut

53
0

Analisti Edvin Kulluri, i ftuar në nje studio televizive, ka sfiduar hapur kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe deputetët e opozitës lidhur me aksionin e tyre për rrëzimin e qeverisë Rama.

Kulluri deklaroi se Partia Demokratike posedon dosjen voluminoze prej 16 mijë faqesh ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila nëse publikohet, sipas tij, e rrëzon qeverinë brenda një dite. Ai kritikoi me tone të ashpra “trimërinë” e PD-së, duke i ftuar të nxjerrin provat në dritë nëse vërtet duan pushtetin.

“Duan ta rrëzojnë këtë qeveri? Unë nuk jam fare dashamirës i PD-së. Kam vetëm një sugjerim. Shko thuaji Sali Berishës, revolucionarit të madh: ‘Thuaji ti trim i madh, publiko dosjen e Belinda Ballukut po ke këllqe, dhe bie qeveria për 24 orë!’ Unë nuk e kam atë dosje, por i kanë ata 16 mijë faqe. E kanë këta trimat e PD-së, e kanë deputetët e PD-së,” u shpreh Kulluri.

Më tej, analisti sqaroi pozicionin e tij përballë selisë blu, teksa insistoi se kupola e opozitës është plotësisht në dijeni të materialeve që mbahen fshehur.

“Unë nuk jam bërë deputet se nuk kam qenë servil i Saliut ndonjëherë. Pyesni doktorin legjendar për këtë dosje. E dinë ata shumë mirë se çfarë ka aty,” përfundoi prerë Edvin Kulluri, duke ngritur pikëpyetje të mëdha mbi arsyet se pse opozita po zgjedh të heshtë përpara një rasti të tillë.