Ballina Politika “Merre mikrofonin fute në xhep!” Përplasje te Reforma Territoriale, Boçi i kthehet...

“Merre mikrofonin fute në xhep!” Përplasje te Reforma Territoriale, Boçi i kthehet keq Maznikut dhe braktis sallën: Nuk ka njeri që më jep urdhër mua

75
0

Një përplasje e ashpër ka ndodhur gjatë mbledhje së sotme në Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale, ku dy kryetarët Luçiano Boçi dhe Arbjan Mazniku kanë debatuar së bashku, shkak për të cilën u bë dhënia e fjalës te të pranishmit.

Boçi pretendon se opozita ka të drejtën e fjalës ndërkohë që Mazniku theksoi se nga maxhoranca brenda dy orëve të mbledhjes nuk ka folur akoma njeri.

“Nuk është etike qëe ndërhyn në fjalën time. E tepruar, Po bëj parashtrime. Edhe njëherë, unë e kuptoj që fjala pyetje ju agjiton. Unë thashë do bëja pyetje por nuk bëra pyetje. Prisni një minutë se po më ndërpret bashkëkryetari. Nuk bëhet kjo sfidë se jemi live, nuk e pranoj diçka të tillë.

Bëra marrëveshje me veten time se do i lihet kohë si maxhorancës si opozitës, por parashtrimet e mia nuk i ndërpret dot njeri. E kuptoj mirë se je live dhe do të japësh fjalën. Mos u bëj si  kalama o burrë ta mbaroj unë. Jo jepe jepe” tha Boçi në fjalën e tij.

Duke këmbëngulur që ishte radha e maxhorancës për të folur, pasi prej dy orësh nuk kishin diskutuar fare për mendimet e tyre në mbledhjen e sotme, Mazniku i ndërpreu fjalën Boçit dhe i mori mikrofonin duke vazhduar më tej me drejtimin e mbledhjes.

Ky veprim bëri që Luçiano Boçi të braktiste sallën. Ndërsa Mazniku vijoi diskutimet me të pranishmit.

Boçi: Nuk është etike qëe ndërhyn në fjalën time. E tepruar, Po bëj parashtrime. Edhe njëherë,unë e kuptoj që fjala pyetje ju agjiton. Unë thashë do bëja pyetje por nuk bëra pyetje. Prisni një minutë se po më ndërpret bashkëkryetari.

Nuk bëhet kjo sfidë se jemi live, nuk e pranoj diçka të tillë. Bëra marrëveshje me veten time se do i lihet kohë si maxhorancës si opozitës, por parashtrimet e mia nuk i ndërpret dot njeri. E kuptoj mirë se je live dhe do të japësh fjalën. Mos u bëj si  kalama o burrë ta mbaroj unë. Jo jepe jepe.

Mazniku: Jepi fjalën një personi të maxhorancës.

Boçi: Nëse nuk kuptoni pyetje nga pohomi është problem gjuhësor. jemi në momentin që po japim shfaqje të bukur në komision. Por me nerva të qeta. Jemi në situatën që Mziu bëri pyetje për kryetarët e bashkisë por është e vështirë të menaxhohet se kemi kufizim kohe.

Mazniku: Patjetër që do e marr mikrofonin. bëre parashtrimin, more fjalën. Mos abuzoni me hapësirën që iu është  lënë. Sot nuk mund të vazhdohet në mënyrë sistematike me abuzimin sistematik të opozitës, Jemi në orën e dytë dhe nuk i është dhënë fjala maxhorancës. Të merret fjala në mes të pyetjeve për të bërë parashtrime është e padrejtë. Nuk ka asnjë koment më se komentuat aq sa deshët.