Ballina Sport U largua nga Egnatia para fundit të sezonit, Edlir Tetova prezantohet te...

U largua nga Egnatia para fundit të sezonit, Edlir Tetova prezantohet te klubi i ri i Superiores

122
0

Teuta ka njoftuar sot emërimin e Edlir Tetovës si trajnerin e ri të ekipit, duke vulosur rikthimin e tij në pankinën e skuadrës durrsake.

Tetova, i cili ka një karrierë të spikatur si trajner me Egnatian, ku u shpall dy herë kampion i Shqipërisë, pritet të udhëheqë ekipin drejt objektivave të sezonit të ri.

Në një komunikim zyrtar, klubi shkruan: “Edlir Tetova kthehet aty ku nisi gjithçka. I gatshëm për të udhëhequr skuadrën drejt sukseseve të reja. I urojmë punë të mbarë dhe rezultate të shkëlqyera.”

Në video-prezantimin e tij, Tetova shprehu emocionin e rikthimit: “U riktheva aty ku hodha hapat e parë për futbollin. Bashkë për gjithçka.”

Klubi durrsak synon rikthimin e titullit kampion këtë sezon, dhe Tetova shihet si figura kyçe për realizimin e këtij projekti ambicioz.