Ballina Lifestyle John Travolta surprizon me një pamje të re “kooky” në publik së...

John Travolta surprizon me një pamje të re “kooky” në publik së bashku me vajzën e tij Ella Bleu

56
0

John Travolta ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave pasi u shfaq me një stil krejtësisht të ri dhe të pazakontë gjatë paraqitjeve të fundit në evente publike, ku u pa shpesh me beretë dhe një look të kuruar ndryshe nga zakonisht.

Aktori 72-vjeçar u shfaq në Festivalin e Filmit në Cannes me një beretë të bardhë, syze të rrumbullakëta dhe kostum elegant, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale për ndryshimin e tij të dukshëm të stilit, shkruan Daily mail.

Travolta ishte i shoqëruar nga vajza e tij, Ella Bleu, e cila gjithashtu mori vëmendje për paraqitjen elegante dhe për mbështetjen ndaj të atit gjatë premierës së filmit të tij të ri.

Sipas raportimeve, ky ndryshim në stil nuk është i rastësishëm, por lidhet me rolin e tij të ri si regjisor, duke e parë veten më shumë si një figurë të “botës së filmit klasik” dhe jo vetëm si aktor.

Travolta ka deklaruar se beretat janë një lloj “hommage” për regjisorët e vjetër të Hollywood-it, duke u frymëzuar nga ikonat e kinemasë që shpesh mbanin këtë aksesor si pjesë të identitetit të tyre artistik.

Paraqitjet e tij të fundit në Cannes, së bashku me vajzën, kanë qenë pjesë e promovimit të filmit të tij të ri ku Ella Bleu ka edhe një rol aktorial.

Ndërkohë, publiku ka reaguar në mënyra të ndryshme, disa duke e lavdëruar guximin e tij në stil, ndërsa të tjerë e kanë konsideruar pamjen si të çuditshme dhe të pazakontë për një yll të tillë të Hollywood-it.