Ballina Aktualitet 21 kandidatë në garë për drejtimin e policisë në katër qarqe, sot...

21 kandidatë në garë për drejtimin e policisë në katër qarqe, sot zhvillohet procesi konkurrues

56
0

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit zhvillohet sot procesi konkurrues për plotësimin e vendeve vakante në drejtimin e policisë në qarqet Durrës, Lezhë, Fier dhe Kukës.

Në garë marrin pjesë 21 punonjës policie, të cilët do t’i nënshtrohen vlerësimit nga komisioni përkatës.

Pas përfundimit të testimit dhe intervistimit, kandidatët do të renditen sipas pikëve të grumbulluara, ndërsa nga lista fituese do të përzgjidhen katër emrat që do të emërohen në krye të drejtorive vendore të policisë në këto qarqe.

Ndërkohë vakante mbeten edhe drejtimet e policisë në Tiranë dhe Vlorë, por për këto dy qarqe pritet të hapet një procedurë e veçantë konkurrimi.

LISTA E KANDIDATEVE

  1. Adriatik Tafçiu
  2. Arjanit Arapi
  3. Artion Duka
  4. Ermal Muçaj
  5. Ervin Hodaj
  6. Erzen Cera
  7. Gjovalin Loka
  8. Ndue Doçi
  9. Xhevahir Karaj
  10. Alfred Nomani
  11. Alfred Elezi
  12. Alket Shatro
  13. Arben Nasufi
  14. Ardrit Elmazi
  15. Dashamir Spaho
  16. Edvin Ndreu
  17. Erion Ahmeti
  18. Hergis Jica
  19. Lorenc Shehu
  20. Lorenc Meta
  21. Ylli Doda