Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin në zonën e Zvrërnecit të paraqitur nga Jared Kushner nisur nga besimin i plotë se ai i ka paratë e duhura.
“Prej disa ditësh është shndërruar në çështje kombëtare dhe ndërkombëtare problemi i Zvërnecit.
E gjykoj të domosdoshme të paraqes dhe njëherë para jush qëndrimin tonë. Qëndrimin tonë. Ta paraqesim haptas me sinqeritet të plotë dhe unë besoj se përputhet plotësisht me programin e Partisë Demokratike. Kërkoj nga ju mirëkuptimin të kthehemi dy apo tre vite më parë kur është dhënë lajmi.
Që kompania ‘Affinity’ e dhëndrit të ish-presidentit amerikan Trump, në atë kohë se nuk ishte në pushtet, ka treguar interes të veçantë dhe do të investojë në Sazan dhe Zvërnec, në atë kohë u tha 2 miliardë a diçka e kësaj natyre.
Reagimi im ndaj këtij lajmi ka qenë ky.
Pavarësisht se ai ishte në opozitë, plotësisht dakord. Pse? Që të jemi të hapur me ju. Kam thënë vetëm një fjalë, sepse i ka paratë. Sepse thuhej që fondi Saudit, fondi Saudit i investimeve fondi Saudit, janë fondet publike të investimeve, është fond trilioner. Ai ka triliona dhe natyrisht paratë ishin.
Unë arsyeja bazë pse kam thënë po, ka qenë kjo dhe e kam lidhur me paratë. Me këtë unë absolutisht nuk kisha asnjë dyshim se Edi Rama po blinte influenca politike.
Nuk dyshoja fare në këtë. Por përsëri për mua interesi kombëtar, interesi i vendit dilte mbi këtë. Dilte mbi këtë.
Investimi pasi ishte përzënë kompania Omnix, për të cilën ndjeja këtë keqardhjen më të madhe, që kishte të përgatitur 1.5 miliardë euro investime në Gjirin e Lalzit dhe e përzuri, e kam marrë vesh mbrapa, mafia shqiptare. Mafia shqiptare. Iku ai.
Edhe ai investitor nga Katari ishte me sa di unë. E mori, ia thyen kockat, ia bënë përshesh kockat përfaqësuesit të tij tek ura e Limuthit, Rrumi. Po dikush më thotë nuk iku për këtë, por iku se atje në kufijtë përreth i doli mafia shqiptare dhe tani do marrësh këtë, o do marrësh atë, me një fjalë krejtësisht e përzunë. Iku! 1.5 miliardë”, tha Berisha.
Berisha foli edhe për investimin në ishullin e Sazanit, teksa i cilësoi hipokritë ata që i qajnë hallin natyrës në atë zonë që siç tha nuk preket fare nga investimi.
“Për sa i përket ishullit, ata që qajnë, elitarët e Sazanit, ata janë një grup hipokritësh, për të cilët le të derdhin lot krokodili sa të duan, se Sazani në mënyrë absolute, se jam marrë vetë direkt edhe paraardhësi im është marrë, Fatos Nano, ia u kemi ofruar investitorëve dhe nuk është një investim i thjeshtë.
Asgjë nuk prishet aty o miq. Ka në mënyrë të çuditshme Sazani është kjo. Nuk janë as brigjet as deti, është ajo bimësi e mrekullueshme në një ishull pa ujë. Bimësia është, ka një bimësi e cila do ruhet. Pra, Sazani është tokë publike. Zvërneci është tokë private në tërësinë e saj. Është e banueshme, kanë banuar. Dakord. Pra ne mbështesim investimin e huaj”, tha kryedemokrati.







