Ballina Politika Gramoz Ruçi mori medaljen nga Edi Rama dje si kryepatronazhisti, i biri,...

Gramoz Ruçi mori medaljen nga Edi Rama dje si kryepatronazhisti, i biri, Ledio Ruçi reagon në rrjete sociale: Nuk ka shtet!

40
0

Ish-kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi është dekoruar dje në 35 vjetorin e Partisë Socialiste për kontributin e tij të gjatë në PS.

Gramoz Ruçi bëri thirrje për mbështetjen e Edi Ramës për të fituar mandatin e 5-të.  Sipas tij fitorja e zgjedhjeve në 2029 është e sigurtë dhe në vitin 2030 Shqipëria do integrohet në BE.

“Fëmijët e mi, mos e humbisni kurrë kontaktin dhe komunikimin me anëtarët dhe simpatizantët e PS.

E pra kjo lidhje shpirtërore është si puna e asaj që tregojnë për gjuhen e huaj, po e le një ditë atë, të le një javë. Po e le një javë të lë një muaj, po e le një muaj të lë një vit. Po e le një vit të lë për tërë jetën si puna ime.

Kështu është dhe anëtarësia në PS  kështu është dhe votuesi. Mbështesni, vizionin e Edi Ramës për Shqipërinë 2030. Mbështesin ambicien e Edi Ramës për integrimin e Shqipërisë, mbështesni energjitë e Edi Ramës, për ta qeverisur Shqipërinë akoma më mirë. Mbështesni përkushtimin dhe vendosmërinë e Edi Ramës.

Kam bindjen se duke bërë të dyja fitorja e Edi Ramës në 2029 është e sigurt dhe integrimi i Shqipërisë në BE vitin 2030 është i garantuar”, ka thënë Gramoz Ruçi..

Nga ana tjetër, duket se brenda familjes Ruçi ka pikëpamje të ndryshme.

Djali i tij, Ledio Ruçi ka hedhur një postim me një pankartë ku theksohet se ‘Nuk ka shtet”. Nga njëra anë babai kërkon mbështetjen e PS dhe vijimin e qeverisjes, ndërsa i biri duket se shpreh rezerva për pushtetin e PS, duke publikuar mesazhin se Shqipëria nuk ka shtet.

Ledio Ruci