Befasi e madhe, Franca mori një goditje të papritur në ndeshjen e parë miqësore para Kupës së Botës në futboll, pasi u mposhtën me rezultat 2:1 nga Bregu i Fildishtë në Paris.
Franca kaloi në epërsi në fund të pjesës së parë falë Rayan Cherki.
Mesfushori i Manchester City përfitoi nga një top i lirë në skajin e zonës, kaloi bukur një mbrojtës dhe e dërgoi topin në cepin e portës për 1:0, pak para pushimit.
Bregu i Fildishtë barazoi rezultatin menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë (53′).
Një pasim që çau mbrojtjen nga Nicolas Ppe gjeti Guela Doue, i cili realizoi përballë portierit Mike Maignan për 1:1.
Përmbysja u kompletua në minutën e 84-t nga sulmuesi i Manchester United, Amad Diallo. Ai priti një asistim nga Doue dhe e dërgoi topin në rrjetë për fitoren 2:1 të Bregut të Fildishtë.
Kështu, përgatitjet e Francës për Kupën e Botës nisën larg pritjeve, ngjashëm me Spanjën, e cila barazoi 1:1 me Irakun në testin e saj të parë para turneut.







