Protesta e qytetarëve shqiptare mesa duket po jep efektet e saj të kryeministri Edi Rama. Kjo pasi ditën e sotme Rama ka anuluar takimin e tij në festën për 35-vjetorin e PS-së në Gjirokastër.
Nga burimet në media mësohet se përgatitjet për festën e sotme në Gjirokastër kishin nisur që në orët e para të mëngjesit. Teksa janë vendosur karriget dhe është bërë dekori gjatë ditës, për të pritur Ramën pasdite, ky i fundit e ka anuluar në minutë të fundit.
Ndërkohë që festimet e socialistëve të Gjirokastrës, janë kryesuar nga Mirela Kumbaro, drejtuesja politike si dhe Blendi Klosi, sekretari i Përgjithshëm i PS. Vendimi i Ramës ka ardhur në mes të trazirave që ndodhet vendi, me protestat që kanë kapluar vendin, në çdo qytet duke kërkuar largimin e qeverisë.







