Ballina Politika “Nderim ndaj diasporës shqiptare”/ Reagon Berisha: New York, protestë e fuqishme kundër...

“Nderim ndaj diasporës shqiptare”/ Reagon Berisha: New York, protestë e fuqishme kundër Ramaduros

67
0

Kryetari i PD, Sali Berisha ka mirëpritur protestën e shqiptarëve të diasporës së Nju Jorkut.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha e ka cilësuar protestën e shqiptarëve atje, si një nga më të fuqishmet kundër Ramaduros.

‘Diaspora në New York protestë të fuqishme kundër Ramaduros dhe qeverisë së tij!’, shkruan Berisha.

Mesazhin kryedemokrati e përmbyll me mirënjohjen dhe nderimin ndaj diasporës shqiptare.

Sakaq qytetaret shqiptare kane bere thirrje sërish për protesta masive këtë të dielë, në orën 18.00, ndërsa shprehen se nuk do të ndalen deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.