Ballina Opinion Reagim i imponuar për deputeten Jorida Tabaku!

Reagim i imponuar për deputeten Jorida Tabaku!

84
0

Nga Vendim Demaj

Pavarësisht se udhëhiqem nga parimi se me njerëzit që kam mbështetur nuk replikoj lehtë, kur bëhet fjalë për të #vërtetën nuk bëj përjashtim as prindërit.

Kam qenë jo vetëm mbështetës i zonjës Tabaku, por në momente të ndryshme edhe #lobues i saj, sepse shihja tek ajo formimin, intelektin dhe maturinë e një politikaneje që nuk përfaqësonte ekstremizmin politik. Por koha, si gjithmonë, mbetet gjykatësi më i drejtë dhe pasqyra më e saktë e karakterit të secilit.

Kur pash se në statusin e saj, ajo kishte deklaruar se nuk ishte si politikanët e tjerë, atëherë nuk mund të qëndroja pa i thënë se në një aspekt ajo ka shumë të drejtë.

Fatkeqësisht, jo në atë që ajo do të dëshironte.

Zj Tabaku, Ju jeni ndryshe, por jo sepse treguat më shumë kurajë apo integritet.

Përkundrazi, sepse në momentin kur duhej të mbanit një qëndrim të qartë dhe prej politikane me formim dhe mendësi perëndimore, ju zgjodhët të qëndronit në mes të dy kampeve, duke mos iu bashkuar plotësisht asnjërit, por duke i shkelur syrin herë njërit herë tjetri.

Ndonëse të tjerë si #ordineri analfabet Nul Moka, Nexhmije Vokshi, Tritani i partisë, Paloka i Agaçit etj etj u pozicionuan hapur dhe pa ekuivoke në llogoren e Berishës, (që përtej pëlqimeve dhe përshtypjeve të mia për ta, i vlerësoj për qëndrimin besnik), ju dhe grupi i Gazeli, ANAListi i Kol Kyçit Padër Gonçja, kastraveci i Lushnjes apo sharebajka Bardeli që me 8 Janar qante në prehrin e Bashës, zgjodhët rrugën e llogaritjes. Ditën shfaqeshit duke kënduar këngë tironse pranë Bashës, ndërsa natën vallëzonit vallen e Tropojës me Berishën.

Një model politik që mund të quhet pragmatizëm nga mbështetësit tuaj, por për shumicën nuk është gjë tjetër veçse mungesë kurajoje, mungesë dinjiteti për të marrë përgjegjësi, që në gjuhën popullore përkthehet #servilizëm.

Kur dikush mendon se duke qëndruar në mes është duke u pozicionuar drejtë, tregon mungesë integriteti, sepse #integriteti nuk matet me statuset e publikuara apo me analizat juridike të shkruara me kujdes; ai matet në momentet kur duhet të zgjedhësh një anë dhe të mbash përgjegjësi për të.

Edhe sot kur populli është derdhur në rrugë në të gjitha sheshet e qyteteve të Shqipërisë dhe në sheshet e kryeqendrave europiane dhe amerikane siç ishte dje në New York, ju vazhdoni të ndiqni të njëjtin model duke bërë ca postime dhe publikime parlamentare pa asnjë peshë, por nuk guxoni të dilni fizikisht dhe ti bashkoheni protestës popullore, të paktën si qytetare e këtij vendi.

Jo sepse nuk e kuptoni kauzën e tyre, por sepse nuk guxoni të dilni pa marrë më parë lejen e #padronit tuaj, #doktor_hipokritit i cili sot etiketohet nga protestuesit përgjegjës dhe fajtor për këtë situatë, njësoj si #autokrati bandit Edvin Rama.

Një deputete e zgjedhur me votën e qytetarëve, jashtë listës private të pronarit të kompanisë PD, duhej të ishte mes protestuesve, jo në pritje të reagimit të shefit, i cili paradite i quan protestuesit patronazhistë e sorosianë, ndërsa pasdite u jep të drejtë për kërkesat e tyre.

Prandaj, përpjekjet për t’u paraqitur si mbështetëse e protestës përmes disa statuseve të vakëta dhe pa angazhim real nuk bindin askënd. Përkundrazi, ato vetëm sa e forcojnë perceptimin se kemi të bëjmë me një politikane që vazhdon të shmangë vendimet e vështira dhe që nuk ka kurajën për të vepruar sipas bindjeve që pretendon se ka.

Historia nuk i mban mend ata/o që qëndrojnë në mes të urës duke pritur të shohin nga fryn era. Historia kujton ata që marrin pozicion, pavarësisht kostos. Dhe pikërisht aty qëndron dallimi mes një politikani me bindje dhe një politikani me llogari.

"Nuk jemi tē gjithë njësoj"/ Vendim Demaj: Reagim i