Ballina Opinion A ka vend Jorida Tabaku, Belind Këlliçi dhe eksponentët e tjerë të...

A ka vend Jorida Tabaku, Belind Këlliçi dhe eksponentët e tjerë të PD në Protestën Anti-estabilishment?

71
0

Nga Sidi Hasanaj

Është instikti më dallues i hileqarve të politikës sonë të vjetër arrivizmi me çdo kusht drejt pushtetit, pa skrupuj, pa shtyllë kurrizore, pa turp!

Në politikën shqiptare kemi parë njerëz që dje akuzonin njëri tjetrin për vrasës, hajdutë dhe të nesërmen për interesat e ngushta personale, përqafoheshin dhe bashkoheshin. Ky është një nga fenoment, që e ka bërë madje kaq neveritëse politikën e vjetër shqipatere.

Ka disa ditë që deputetët e PD pasi sulmuan protestuesit e Zvërnecit dhe Sazanit, pasi i ofenduan me fjalët më të rënda (kujtoj Strazimiri i quajti në kuvend “bq” të Soros, Berisha me Belind Këlliçin i quajtën hipokritë që derdhin lot krokodili kundër një projekti të mrekullueshëm), së fundmi janë infiltruar si shushunja në protestë për të thithur “gjak”- kapital politik, nga pastërtia dhe freskia e atyre protestuesve.

Në krye të këtij misioni, që vetëm skifterët e vjetër të politikës të mësuar me intrigë dhe vjedhje (kauzash) mund ta kalkulojnë, qëndronin Jorida Tabaku dhe Belind Këlliçi.

Por a meritojnl ata të kenë vend në atë protestë, qoftë edhe si individë?

Jorida Tabaku mbahet mend në politikë për vallen e turpit që hodhi para pak muajsh, në festat e fundvitit. Teksa në sfond u vendos kënga e Sali Berishës, ajo hidhte valle dhe tundte shaminë bashkë me Gazmend Bardhin, Xhelal Mziun, Agron Gjekmarkajn, etj, etj.

Jorida dikur “përjashtoi” Berishën, dhe Doktori e quajti publikisht “një llum”… pas pak muajsh këto u harruan, dhe Jorida Tabaku hidhte valle teksa dëgjohej kënga “O Serbi murin ta prisha se mu më quajn Sali Berisha”.

Ku qëndron dinjiteti këtu? Kurrkund!

Ku qëndron koherenca morale? Askund!

Ku qëndron kauza e Tabakut që ajo pretendon se përputhet me protestuesit, kauza e anti sistem dhe oligarkëve, kur ajo aderon në partinë e Sali Berishës?

Qëndron te lidhjet e Sali Berishës me oligarkët ekonomik e mediatik të Ramës?! Ndaj kur ndizje platformën dixhitale të Klanit, direkte të shfaqej fotografia e Tabakut me mbishkrimin “Votoni Jorida Tabakun nr.x”??

Apo qëndron te lidhja e ngushtë e Sali Berishës me lejet e ndërtimit për kulla dhe komplekse që shpërndan Rama?!

Jorida na thotë se ka ngritur zërin kundër ligjit të investitorëve strategjik… Po është e vërtetë. Por çfarë pastaj?

Propagandën nga e vërteta e ndajnë aktet, jo fjalët!

Kë investitor strategjik ka akuzuar si vegël të Edi Ramës, Jorida Tabaku?

Ka heshtur dhe vetëm ka heshtur!

Por nga ana tjetër, ka ftuar njerëzit të votojnë Sali Berishën teksa ai ju premtonte se nëse vinte në pushtet do të shkrinte SPAK-un dhe reformën në Drejtësi. E kur linja politike e PD-së kundrejt drejtësisë ishte ajo e halleve personale të Berishës, Jorida hidhte valle për të, dhe duartrokiste!

Tabaku, Këlliçi etj kërkojnë të identifikohen me një protestë anti-establishment, ndërkohë që bëjnë fushatë për establishmentin më të vjetër politik në Shqipëri.

Këto janë krijesat e shëmtuara të tranzicionit të cilët mendojnë se do rrëzojnë Edi Ramën, për ti marrë vendin në krye të sistemit të vjedhjeve që ai bën sot.

Njerëz të pafyryrë që rrinë në protestë, teksa rinia buçet “Rama në Burg, Berisha në Burg”!

Shuplakat që marrin bëjnë sikur i kapërcejnë, sepse as nuk skuqen as nuk zverdhen teksa një qytetari e tëra artikulon me zë të lartë “opozitë e shitur, Berisha i Ramës”, “Nuk keni shpëtim”, etj, etj.

Tabaku dhe Këlliçi vendin e kanë te vallja e Sali Berishës, jo te Protesta kundër Ramës-Berishës, Oligarkëve dhe sistemit të kalbur.