Ballina Sport Ngriti duart lart në shenjë feste për triumfin historik

Ngriti duart lart në shenjë feste për triumfin historik

57
0

Të dielën mbrëma në Paris, saktësisht në ora 19:44, jeta e Alexander Zverev ndryshoi përgjithmonë. Tenisti gjerman, në moshën 29-vjeçare, më në fund arriti të bëhet kampion i një Grand Slami.

Në stadiumin “Philippe-Chatrier” – ku kishte përjetuar disa nga momentet më të vështira të karrierës së tij, këtë herë jetoi më të bukurin. Ai u shpall kampion i Roland Garros, pasi në finale mposhti Flavio Cobolli me rezultat 3:2 )6:1, 4:6, 6:4, 6:7(5), 6:1).

Pas pikës së fundit, Zverev u rrëzua në fushën me dhe të kuqe, pasi më në fund hoqi nga supet barrën e presionit shumëvjeçar. Ai mbuloi fytyrën me të dyja duart, ndërsa trupi i dridhej nga shpërthimi i emocioneve.

Ndryshe nga momentet e mëparshme kur kishte derdhur lot në këtë fushë, kësaj here ato ishin lot çlirimi dhe gëzimi.

Teksa ecte drejt rrjetës, Zverev mbuloi sërish fytyrën dhe më pas ngriti duart lart në shenjë feste për triumfin historik.