Ballina Aktualitet ‘Një ditë do të thonë se flamingot janë agjentë iranianë’, Irani reagon...

‘Një ditë do të thonë se flamingot janë agjentë iranianë’, Irani reagon pas deklaratave të Ramës për protestat

65
0

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei ka bërë një reagim për deklaratat e kryeministrit Edi Rama se pas trazirave dhe protestave të ditëve të fundit në Tiranë.

Në një konferencë për mediat, zëdhënësi iranian u shpreh se këto akuza të drejtuara ndaj Iranit, bëhen nga një qeveri për të shmangur përgjegjësinë ndaj popullit të tij.

“Ndoshta një ditë do të thonë dhe se flamingot janë agjentë të sigurisë iraniane. Këto pretendime kundër Iranit janë një model i përsëritur sipas të cilit çdo qeveri që në një farë mënyre dëshiron t’i afrohet regjimit sionist bën një akuzë kundër Iranit për t’i kënaqur ata. Por populli shqiptar është sigurisht shumë i kuptueshëm dhe e di se parashikime të tilla janë thjesht për të shmangur përgjegjësinë ndaj popullit të këtij vendi në lidhje me veprimet që natyrshëm konsiderohen nga populli shqiptar si shitje e sovranitetit dhe dinjitetit të këtij vendi”, u shpreh Baghaei.

Deklaratat e Iranit vijnë pasi kryeministri Edi Rama, në takimin me banorët e Zvërnecit, u shpreh se zhvillimet dhe protestat e ditëve të fundit janë diçka e stisur.

Rama tha se kjo gjë ka marrë përmasa botërore, ndërsa u shpreh se pas gjithë kësaj qëndrojnë armiq të Shqipërisë, një ndër të cilët, sipas tij është Irani.

Ai u shpreh se Irani e ka shfrytëzuar këtë moment për të goditur një shoqëri që punon për anëtarësimin në Bashkimi Evropian.