Ballina Politika Zegjine Çaushi ofendon influenceren që replikoi me Ramën: Të bësh ironi dhe...

Zegjine Çaushi ofendon influenceren që replikoi me Ramën: Të bësh ironi dhe ti shëmtirë…

79
0

Deputetja e Partisë Socialiste Zegjine Çaushi ka reaguar ashpër ndaj influencers Dea Mishel Hoxha, pas një replike të kësaj të fundit me kryeministrin Edi Rama, lidhur me debatet e fundit në rrjet për blogerët që kanë mbështetur protestën për dorëheqjen e tij.

Gjatë debatit online, Dea Mishel iu drejtua kryeministrit duke theksuar se, ndryshe nga disa blogere shqiptare, ajo i konsideron vajzat e rrjeteve sociale si të arsimuara dhe të artikuluara, duke shtuar se në politikë ka edhe figura që, sipas saj, nuk kanë nivel të mjaftueshëm arsimor apo komunikues.

Kjo deklaratë është pritur me reagim të menjëhershëm nga deputetja Çaushi, e cila i është drejtuar drejtpërdrejt influencers në rrjetet sociale me tone të ashpra dhe ofenduese.

“Të bësh ironi ti shëmtirë është fundi i botës”, ka shkruar deputetja në një mesazh drejtuar Dea Mishel Hoxhës.

Nga ana e saj, influencerja i është përgjigjur me ironi, duke e cilësuar reagimin si tipik dhe duke e etiketuar si “analfabete funksionale”, ndërsa shtoi se nuk e merr personalisht debatin.

“Hahahahaha o yll, je fiks çfarë pres nga një analfabete funksionale… Ti si e ke planin, do mësosh shqip?”, ishte një prej përgjigjeve të saj.

Debati ka vijuar të marrë vëmendje të gjerë në rrjet, duke ndarë opinionin publik mes mbështetësve të dy palëve dhe duke rikthyer diskutimin për gjuhën e përdorur në komunikimin publik mes figurave politike dhe personazheve të njohur të rrjeteve sociale.